Digne rinovon deri në vitin 2025 me Everton

Digne rinovon deri në vitin 2025 me Everton!

Lucas Digne do të qëndrojë gjatë te Everton teksa zgjati edhe kontratën me klubin anglez.

Mbrojtësi i cili la Barcelonën në 2018-ën për të firmosur me Everton ka zhvilluar 97 ndeshje me 19 asiste dhe 5 gola duke u shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për Ancelottin.

27-vjeçari hodhi firmën në kontratën e re që do ta lidhë me Everton deri në vitin 2025 ndërsa u shpreh i lumtur dhe i sigurt që luan në skuadrën e duhur me të cilën dëshiron të shkëlqejë në Premier League dhe në Europë.

Ngjarja paraprake

Turqia nis përgatitjet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër

Ngjarja e ardhëshme

MMJPH: Çfarë ndryshimesh parashikon Propozim-Ligji i ri për shpalljen e një pjese të MalitSharr për park kombëtar?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian