Digjet xhamia e vjetër në Magurë të Lipjanit, banorët fajësojnë azilantët

Është djegur xhamia e vjetër në Magurë të Lipjanit, banorët fajësojnë azilantët.

Po mundohen ta shpetojnë një pjesë të saj.

Por flakët që kapluan Xhaminë e vjetër në Magure të Lipjanit i shkaktuan goxha dëme.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, kulmi i saj u bë shkrumb e hi.

E në vendngjarje dolën edhe Policia e Kosovës, të cilët e rrethuan vendin.

Pos Policisë, këtu dolën edhe një numër i madh i banorëve.

Madje, këta të fundit tregojnë se kush sipas tyre ishte shkaktar i gjithë kësaj.

E kur një azilkërkues iu kaloj andej pari, filluan që të nxeheshin gjakrat.

Ndërkohë, për ta qetësuar situatën u desh intervinimi i pjestarëve të Policisë.

Madje, njërin nga banorët e shoqëeuan në stacion policor.

Se azilëkërkuesit janë problemi kryesor në këtë fshat, e thotë edhe kryetari i fshatit.

Metaj po kërkon edhe një zgjidhje nga Qeveria në lidhje me këtë problem.

Madje, ky nuk përjashtohen as protestat.

Sipas banorëve, tash e një kohë azilkërkeusit janë dukë bërë dëme në fshat.

Ata thonë se më të rrezikuarit janë femijët, pasi që shkolla gjendet shumë afër objektit ku ata qëndrojnë.

Ngjarja paraprake

Afron dueli i “yjeve” Nurmagomedov-Gaethje, nisin sulmet në distancë

Ngjarja e ardhëshme

Dermaku debutim me gol, Lecce shmang humbjen në “Via del Mare”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian