digjet shtepia levizese ne te cilen po qendronte paris hilton 66c1e91393511

Digjet shtëpia lëvizëse në të cilën po qendronte Paris Hilton

August 18, 2024
1 minut lexim

Paris Hilton ishte në qendër të Los Anxhelosit duke filmuar një videoklipin për këngën e saj të re ‘Bad Bitch Academy’ kur “shtëpia e saj e lëvizshme” mori flakë.

Hilton ishte në sheshxhirim kur shpërtheu zjarri , por nuk u lëndua.

Sipas TMZ, “shtëpia e lëvizshme” ishte dhoma e zhveshjes së trashëgimtares së “artë” dhe pas zjarrit gjithçka u dogj.

“Burimet thonë se trajleri ishte i pajisur me rroba firmash, Swarovski, syze dielli, çanta, bizhuteri, kompjuterë dhe tonelata sende personale dhe gjithçka u shkatërrua nga zjarri,” shkruan TMZ dhe citoi një video të lidhur të kampistit të djegur. Mësohet se në xhirime mund të ketë qenë edhe Heidi Klum, e cila do të ishte e ftuar në klip.

Paris Hilton ndau në Instagram një foto të mjetit të djegur dhe falënderoi ata që ishin aty për ta ndihmuar dhe mbështetur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sulmuesi i kosoves behet shitja me e shtrenjte ne historine e klubit 66c1e89bab6b3
Story i mëparshëm

Sulmuesi i Kosovës bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit

lutfi haziri rikthimi i madh do te ndodhe dhe ldk mbetet parti e beses dhe e shpreses 66c1eb2ea1c32
Story i radhës

Lutfi Haziri: Rikthimi i madh do të ndodhë dhe LDK mbetet parti e besës dhe e shpresës

Të fundit nga

ShkoLartë