Digjet makina e Shilegovit, dëmtohen edhe tre vetura tjera

Është djegur vetura Audi e ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov. Para se të merrte flakë Automjeti ishte parkuar nga bashkëshortja e tij Jasmina dhe ishte regjistruar në qendrën arsimore Junior. Nga zjarri janë përfshirë edhe tre automjete tjera.

Me 09.09.2022 në ora 03.20 minuta është raportuar se ne rrugën “Petre Piruze” në Shkup është hapur zjarr në veturën e tipit Audi me tabla regjistrimi të Shkupit në pronësi të personit juridik.

Nga zjarri janë përfshirë edhe tre vetura tjera me tablla regjistrimi të Shkupit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

/KlanMacedonia/

Story i mëparshëm

Taravari vlerëson se është koha t’a marr drejtimin e ASH-së

Story i radhës

Federata zvicerane merr vendim të hedh në treg edhe 2 mijë bileta për ndeshjen kundër Kosovës

Të fundit nga