Diell, shi, erë, borë e ngrica, IHMK apelon ngasësit e veturave për kujdes gjatë javës së ardhshme

Në javën e ardhshme do të ketë kushte të ndryshueshme atmosferke, ku parashihet të ketë diell, shi erë dhe borë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

“Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell. Nga dita e premte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënje të theksuar në fushat termike”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

IHMK po ashtu njofton se kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, por duke u bërë apel ngasësve të automjeteve të kenë kujdes në rrugë pasi që gjatë vikendit pos reshjeve do të ketë edhe ngrica.

Ngjarja paraprake

Lushnje/ Bie zjarr në banesën e 60-vjeçarit, dyshohet për shkëndijë elektrike

Ngjarja e ardhëshme

Cilat janë 'sekretet' e bukurisë të trashëguara nga gjyshet që i përdorin edhe këta VIP-a

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian