Diaz: Milan një klub historik

Brahim Diaz ka treguar se ka hedhur poshtë shumë oferta për t’iu bashkuar Milanit në huazim nga Real Madrid.

21 vjeçari deri më tani në karrierën e tij ka luajtur për Manchester Cityn, Real Madridin dhe Milani.

“Loja është e ndryshme në secilin shtet.  Në Itali është pak më taktike, me një anë fizike gjithashtu. Për sa i përket zhvillimit të karrierës si futbollist, është mirë të luash në tre vende të ndryshme”, ka deklaruar Diaz.

“Është e vërtetë që kishte shumë oferta, por Milani është një klub historik me një projekt të shkëlqyeshëm”.

“Ngrohtësia që ata më treguan dhe interesi që kishin për të firmosur me mua më bëri që të shkoj në këtë klub të shkëlqyeshëm”.

Ngjarja paraprake

Dimitrov: Maqedonia e Veriut ka bërë progres dhe mundemi dhe duhet të jemi të kënaqur nga vlerësimi i përgjithshëm i KE-së

Ngjarja e ardhëshme

Turqia raporton 1.511 raste të reja dhe 1.229 të shëruar nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian