​Di Maria kërkon largimin nga PSG

Angel Di Maria dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, sipas spanjolle “AS”.

Kontrata aktuale e 33-vjeçarit skadon në qershor të këtij viti dhe ai nuk dëshiron ta vazhdojë atë pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve përball Real Madridit.

Di Maria raportohet se është i lumtur që hyn në grupin e lojtarëve të lirë dhe i kushton vëmendje një rikthimi të mundshëm te Benfica, ku më parë ka luajtur midis viteve 2007 dhe 2010, transmeton KosovaPress.

Në PSG momentalisht po mbizotëron një atmosferë pasigurie për shumë yje si Mbappe, Neymar e Messi e ardhmja e të cilëve nuk është e sigurt në Ligue-1.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jetojnë më gjatë, zbulohen arsyet pse gratë plaken më shpejt se burrat

Story i radhës

Kërcënoi gruan e tij, arrestohet nga policia

Të fundit nga