Dhurohen pako ushqimore për familjet me asistencë sociale në Kamenicë

Komuna e Kamenicës së bashku me Shoqatën Humanitare “Bereqeti” nga Prishtina, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë dhuruar pako ushqimore për familjet me asistencë sociale.

Gjatë shpërndarjes së pakove ushqimore të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Drejtori i shoqatës “Bereqeti” nga Prishtina, Behxhet Ajvazi, Zëvendësi i shoqatës “Bereqeti”, Xheladin Fazliu, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, Ferid Dërmaku, koordinatori i “SH.H Bereqeti” dega në Kamenicë, Xhemush Biqku, si dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar shoqatën “Bereqeti”, tha se familjet me asistencë sociale duhet të përkrahen në çdo formë.

“Falënderojmë shoqatën “Bereqeti” për kontributin e dhënë ndaj Kamenicës. Momentet më të lumtura janë momentet kur e bëjmë të lumtur dikë tjetër. Mbetemi të përkushtuar që varësisht nga specifikat, të ofrojmë kushte të barabarta për të gjithë”, tha Kastrati.

Ndërsa, drejtori i shoqatës “Bereqeti”, Behxhet Ajvazi, tha se është i lumtur që po ndihmohen familjet të cilat kanë nevojë.

“Jemi shumë të lumtur që në këto kohë të vështira po kemi mundësi që t’i ndihmojmë familjeve që kanë më së shumti nevojë. Sot kemi zgjedhur Kamenicën për të ndihmuar, falënderojmë kryetarin Kastrati për bashkëpunimin, si dhe përfaqësuesin e shoqatës “Bereqeti” në Kamenicë, Xhemush Biqku. Së bashku mund t’i kalojmë këto ditë të vështira”, tha Ajvazi.

Ngjarja paraprake

Mbi 470 të vdekur në përleshjet mes kryengritësve dhe forcave indiane në Xhamu Kashmir në 2020

Ngjarja e ardhëshme

Ramadani: Sportistët elitarë do të jenë prioritet për ta marrë vaksinën anti-Covid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian