Dhurimi i gjakut në Ratkoc tash e 19 vjet

5 shkurti tash e sa kohë po identifikohet si dita e dhurimit të gjakut në Ratkoc të Rahovecit.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili ka shkruar se dhurimi i gjakut, si akt human, është tipar dallues i banorëve të Anadrinisë. 

“Falë aktivistëve humanitarë u bë viti i pesëmbëdhjetë që organizohet në fshatin Ratkoc. Pjesëmarrja masive e njerëzve të kësaj ane tregoi shpirtin e madh të tyre. Shpëtimi i jetës përbën thelbin e shpirtit njerëzor dhe anadrinasit e kanë dëshmuar me aksione të ngjashme humanitare, gjithandej në komunën e Rahovecit. Përgëzoj organizatorët, banorët e Anadrinisë dhe stafin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut për këtë aksion të suksesshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Aksionit iu ka bashkuar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka shkruar se janë bërë 19 vjet nga fillimi i këtij aktiviteti human, ku qindra burra e gra tanimë e shohin këtë veprim si detyrë të tyre më 5 shkurt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trajneri i Mallorcas me lëvdata për Muriqin

Story i radhës

BIRN: Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit nuk punojnë, u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro

Të fundit nga