Dhurata na rrënqethi me këtë video mbrëmjen e djeshme!

Kënga refren e ditëve të fundit! Duhet ta pranojmë se Dhurata Dora goditi në shenjë me projektin e fundit të publikuar pak ditë para përfundimit të 2020 dhe që numëron momentalisht mbi 6.5 milionë klikime.

Ky projekt muzikor është i zhanrit baladë dhe flet për një çift që dikur e kanë dashur shumë njëri-tjetrin dhe më pas ndahen për shkak të tradhtisë së djalit. Teksti është shkruar nga vetë Dhurata në bashkëpunim me Tonic&Denk e nuk dihet nëse kjo do të jetë një histori personale e këngëtares.

E kur të gjithë jemi fiksuar pas kësaj kënge, Dhurata ka ndarë një video të shkurtër në Instastory, ku dëgjohet teksa sjell në versionin akustik këngën. E shoqëruar nga Fatjon Miftari në piano, këngëtarja në rrënqethi me zërin e saj.

Nuk e dimë nëse ajo ka në plan të na sjellë versionin e plotë të këngës, por le të keyqëzojmë gishtat.

Ndërkohë, Dhurata pritet që së shpejti të vijë edhe me një bashkëpunim dhe bëhet fjalë për reperin e mirënjohur, Kidda. Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre, por kënga është në punim e sipër dhe sigurisht duke marrë parasysh faktin se dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës po bëhen bashkë, do jetë hit i garantuar.

Image

Insta
Ngjarja paraprake

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2021: Ku renditet Kosova

Ngjarja e ardhëshme

Reshjet e shiut e borës vështirësojnë qarkullimin, MI tregon se a janë të kalueshme rrugët në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian