“Dhurata” e të dashurit i merr jetën 18 vjeçares!!

Duhet të ishte një ditë shumë e bukur për të; Maria Chiara Previtali sapo kishte mbushur 18 vjeç. Por adoleshentja italiane pati një fund tragjik pikërisht pas festës së këtij përvjetor të rëndësishëm.

Vajza ndërroi jetë për shkak të një mbidoze heroine, dhuratë për ditëlindje nga i dashuri i saj Francesco Gunucci.

Ky i fundit i tha policisë së Maria ia kishte kërkuar vetë; ishte hera e parë që e provonte. Me Franceskos ishin bashkë prej vetëm tre muajsh. 21 vjeçari rrëfeu se pas festës, vajza kishte shkuar në shtëpinë e tij për të fjetur.

“ U zgjova dy herë natën, një herë në orën 3 dhe një herë në 6 e 30. Ajo dukej e qetë, flinte. Pastaj kur u cova në 10 e 30 ishte bërë e bardhë dhe e ftohtë akull. E ngrita e u përpoqa t`i bëja masazh kardiak. E cova në banjo e tentova t`i jap ujë me kripë, por asgjë, nuk reagonte. Pas gjysmë ore, thirra ambulancën”, ka rrëfyer ai. Tanni do të hetohet veç të tjerash, edhe për faktin që nuk e lajmëroi urgjencën menjëherë.

Ngjarja paraprake

Argjentina me mund të madh e mposhti Bolivinë

Ngjarja e ardhëshme

iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max janë maksimumi që Apple mund të ofrojë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian