Dhurata Dora na prezantoi me të ëmën dhe ne mbetëm pa fjalë

“Bëmë mama të të ngjajë” është padyshim shprehja më e përshtatshme për Dhurata Dorën dhe nënën e saj, Teutën. Së fundmi artistja shqiptare ka ndarë në rrjete sociale një foto me të ëmën dhe ne mbetëm totalisht pa fjalë.

Nëse Dhurata nuk do e kishte treguar që personi pranë saj ishte e ëma, me siguri askush nuk do e kishte kuptuar.

Më shumë se si nënë e bijë ato duken si dy shoqe të ngushta me njëra-tjetrën. Pikërisht për këtë shkak, fotografia e Dhuratës me nënën e saj është shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe ka marrë qindra komente.

Në këtë formë këngëtarja na vërtetoi se bukurinë e ka të trashëguar nga nëna e saj dhe me siguri pas shumë vitesh Dhurata do të duket në formë kaq perfekte sa e ëma.

Ngjarja paraprake

Ulqinaku: Shqipëria në negociata për sigurimin e vaksinave, Covax sjell dozat e para brenda tre muajve

Ngjarja e ardhëshme

Borrell: Të respektohet rezultati zgjedhor në SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian