Dhunon gruan në shtëpi dhe më pas kërcënon ta vrasë me thikë

Një 41-vjeçar ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij në shtëpi, por është ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Yrshek të Tiranës, në ambientet e banesës, ku shtetasi Ç. M. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për bashkëshorten e tij dhe po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, si dhe po e kërcënonte atë me thikë.

Policia ka arritur të arrestojë në kohë 41-vjeçarin, duke i sekuestruar thikën, me të cilën kërcënonte për të vrarë bashkëshorten e tij.

Ngjarja paraprake

OBSh-ja: Izolimi i Evropës mund të shmanget nëse plotësohet ky kusht

Ngjarja e ardhëshme

Qytetarja raporton për një të ri që po kërkonte punë rrugëve të Prishtinës, ndihma për të do të thotë shumë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian