dhunoi per vdekje 37 vjecarin brenda nje lokali ne pogradec merr fund arratia per autorin 66b87ac651a22

Dhunoi për vdekje 37-vjeçarin brenda një lokali në Pogradec, merr fund arratia për autorin

August 11, 2024
1 minut lexim

Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.

Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

MARKETING

RENT A CAR

ndryshime kushtetuese kunder korrupsionit vlen pergjegjesia gjyqesore per korrupsion te kryer politik nuk mund te jete nje problem nderkombetar 66b878715f927
Story i mëparshëm

“Ndryshime kushtetuese kundër korrupsionit”, VLEN: Përgjegjësia gjyqësore për korrupsion të kryer politik nuk mund të jetë një problem ndërkombëtar

zelensky konfirmon se ushtaret ukrainas po luftojne brenda rusise 66b87f760b593
Story i radhës

Zelensky konfirmon se ushtarët ukrainas po luftojnë brenda Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë