Dhunohet kryetari i PD-së në Korçë, goditet me shishe në kokë nga sekretari. Zbulohen motivet e konfliktit

1 minut lexim

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani është plagosur me sende të forta nga një sekretar i grupseksionit të kësaj partie.

Korrespondentja e Panorama raporton se Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin dhe ky i fundit e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.

Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazeta kroate: Serbia e njohu “de facto” Kosovën, Vuçiç do ta detyrojë Brnabiç ta nënshkruajë marrëveshjen

Story i radhës

Si të rizbuloni lumturinë në çift dhe të jetoni në qetësi së bashku…

Të fundit nga