Dhuna në shkolla, dukuri shqetësuese për shoqërinë

Dhuna në shkolla, është dukuri e cila është në rritje në shkollat e vendit e cila po konsiderohet si shumë shqetësuese për shoqërinë.

Drejtues të institucioneve, po vlerësojnë se rritja e dhunës në shkolla  është si pasojë e mos-koordinimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale.  Ndërsa, psikologët dhe njohësit e arsimit, vlerësojnë se mungesa e psikologëve, pedagogëve dhe sociologëve në shkolla, po ndikon në rritjen e nivelit të dhunës në shkolla.

Rrahja mes nxënësve e madje edhe deri te vrasja mes tyre, është një dukuri shumë shqetësuese për gjithë shoqërinë në vend. Koordinatorja për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Arsimit, Merita Jonuzi, në një përgjigje për Radio Kosovën, tha se kjo ministri ka hartuar politika për ndalimin e dhunës nëpër shkolla, e që janë dërguar nëpër shkolla. Por shqetësuese sipas saj, është mos raportimi i dhunës nga drejtuesit e shkollave.

“Dobësia ekziston në kuptimin e  tendencës për t’i fshehur rastet, jo të gjitha shkollat i raportojnë rastet, ku kemi një numër shumë të vogël të raportimit të rasteve. Ende ekziston mentaliteti i drejtorëve të shkollave që pretendojnë t’i mbajnë rastet e mbyllura, ata i trajtojnë në mënyrën e vet por nuk e fusin evidencën në sistem për ta kuptuar ministria se sa të shpeshta janë këto raste.”

Se cilat janë shkaqet e rritjes së dhunës në shkolla, psikologja Ergita Zajmi tha se si pasojë e problemeve familjare, mos edukimi cilësor, mos komunikimi i duhur me prindër  dhe mungesa e psikologëve dhe pedagogëve në shkolla, po ndikojnë në krijimin e këtyre situatave shqetësuese.

“Dhuna paraqitet në shumë forma, por disa nga faktorët janë si problemet familjare, mos komunikimi me prindër, mosha në të cilët ndodhën adoleshentët. Por krejt këto ngërthehet ne vete si pasojë e mungesës së pedagogëve nëpër shkolla.”

Edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, tha se mos përkrahja institucionale për fëmijët nga  shkolla dhe mungesa e psikologëve dhe sociologëve, e thellon edhe më shumë këtë problem.

“Burimi i problemit të dhunës në shkolla është i ndryshëm. Mirëpo, mos përkrahja institucionale nga shkolla për fëmijët e thëllon tutje ketë problem. Ajo çka është mungesë në shkolla është mungesa e psikologëve dhe sociologëve  të mjaftueshëm dhe të aftë profesionalisht  që do t’i identifikonin dhe trajtonin si duhet këto probleme.”

Si pasojë e dhunës në shkolla, ditëve të fundit ka ardhur deri te vrasja e një nxënësi nga bashkëmoshatari i tij në Prizren.

Ngjarja paraprake

Shpërthen Gattuso: Nuk punohet kështu, situata është trajtuar keq

Ngjarja e ardhëshme

Kreu i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së "i shqetësuar" nga grusht shteti në Mianmar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian