Dhuna në ‘Capitol Hill’, gjykimi ndaj Trump nis javën e dytë të shkurtit

Gjykimi ndaj ish-presidentit amerikan Donal Trump për nxitje të dhunës në ‘Capitol Hill’, pritet të fillojë në javën që nis prej 8 shkurtit.

Udhëheqësi demokratik
i Senatit, Chuck Schumer tha se ka arritur një marrëveshje për datën me kolegët
republikanë, duke shtuar se dy menaxherët e Dhomës së Përfaqësuesve do të
veprojnë si prokurorë dhe se kjo është kohë e përshtatshme edhe për ekipin e
Trump që t’i kryejnë përmbledhjet e tyre ligjore.

“Nuk ka kuptim që
një president ose ndonjë zyrtar të mund të kryejë një krim të rëndë kundër
vendit tonë dhe më pas të lejohet të japë dorëheqjen në mënyrë që të shmangë llogaridhënien
dhe një votë t’i përjashtojë ata nga detyra e ardhshme,” tha Schumer.

Kjo datë hap rrugë që të votohen në Senat të nominuarit e kabinetit të Joe Biden dhe të mirret në konsideratë propozimi prej afro 2 trilionë dollarë për rimëkëmbje ekonomike, shkruan Financial Times, përcjellë Gazeta Sinjali.

Javën e kaluar Trump u bë presidenti i parë amerikan që akuzohet dy herë pasi që demokratët dhe 10 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro akuzimit të tij për nxitje të protestave më 6 janar në ‘Capitol Hill’, ngjarje kjo që i la të vdekur pesë persona përfshirë një zyrtar policor.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

5 këshilla që duhet t’i ndiqni patjetër nëse keni një fytyrë të yndyrshme

Ngjarja e ardhëshme

Denver Nuggets regjistrojnë fitoren e dytë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian