Dhuna e juntës nuk ndalet në Mianmar, por as protestat

Forcat e sigurisë në Mianmar (Birmani) kanë vrarë një burrë, pasi mijëra persona vazhduan protestat në rrugët e qyteteve më 29 mars. “Ai u qëllua në kokë”, tha një dëshmitar për Reuters.

Raportet njoftuan se edhe disa njerëz të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë qëlluan në drejtim të protestuesve.

Sipas Shoqatës për Ndihmë ndaj të Burgosurve Politikë, 460 civilë janë vrarë që nga grushti i shtetit më 1 shkurt që rrëzoi nga pushteti udhëheqësën civile, Aung San Suu Kyi.

Më shumë se 100 vdekje u raportuan vetëm më 27 mars, duke përfshirë disa fëmijë dhe adoleshentë. Kjo ishte dita më e përgjakshme që kur nisën protestat kundër grusht shtetit.

Pavarësisht dhunës, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.

Mbi 2.600 njerëz janë arrestuar gjatë shtypjes së protestuesve, të cilët kërkojnë kthimin e demokracisë në vend. Suu Kyi dhe udhëheqës të tjerë po mbahen në paraburgim.

Udhëheqësit e ushtrisë të cilët e realizuan grusht shtetin nuk po tërhiqen, pavarësisht kritikave ndërkombëtare dhe sanksioneve perëndimore.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj protestuesve.

Në lindje të Mianmarit, gjatë fundjavës filluan përleshje midis forcave të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Karen, e cila po lufton për një autonomi më të madhe për popullin etnik Karen./REL

Ngjarja paraprake

Më në fund, Capital T publikon këngën ‘Diego’ sot në ora 16:00

Ngjarja e ardhëshme

Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KAS, redukton listën e PD-së në 153 kandidatë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian