Dhoma e Lionel Messit në Doha

Më 18 dhjetor, Lionel Messi ngriti në qiellin e Dohas trofeun e kampionit të botës.

Tani, pak më shumë se një javë më vonë, Universiteti i Katarit në Doha, ku skuadra argjentinase qëndroi gjatë Kupës së Botës, ka njoftuar se dhoma e Lionel Messit do të kthehet në muze në javët e ardhshme.

Ajo që mund të jetë çdo dhomë në një rezidencë universitare do të bëhet një vend pelegrinazhi për të gjithë dashamirët e futbollit. Dhoma B201, ku Messi pushoi gjatë Kupës së Botës, do të bëhet një mini-muze. Dy krevate teke, një tavolinë me karrigen përkatëse, një televizor me ekran të sheshtë e pak gjëra të tjera…

Këto ishin të gjitha lukset që “ylli” argjentinas kishte gjatë javëve që ishte i përqendruar në Doha.

B201 do të mbajë në derë mbishkrimin “L. Messi” së bashku me stemën e AFA-s dhe ngjyrat e Argjentinës. Data e saktë e hapjes për publikun ende nuk është specifikuar, ndaj duhet të presim për të parë nëse dhoma do të ketë disa kujtime shtesë apo do të mbetet e paprekur siç ishte gjatë qëndrimit të Leos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup

Story i radhës

Ndodh si asnjëherë më parë, dy konkurrentët e Big Brother Vip Albania shkëmbejnë puthje në buzë

Të fundit nga