Dhoma e Biznesit të Diasporës mbush 1 vit. Lazim Destani dhe Ardian Lekaj: Lindëm në tërmet e pandemi, do ta rimëkëmbim mëmëdheun / Foto-Video

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, mbushi 1 vit nga krijimi i saj. E krijuar si një urë lidhëse mes diasporës shqiptare në botë, Shqipërisë e vendeve tjera me shqiptarë dhe me qëllim afrimin e investimeve të huaja, por edhe të shqiptarëve në mërgim, kjo dhomë sot mbushi plo1 1 vit. Një vit, i cili e përballi këtë institucion me plot sfida. Menjëherë sapo u krijua, ndodhi tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pak muaj më pas, pandemia globale e COVID-19. Si një institucion që u krijua me idenë e qartë për të qenë në ndihmë të shqipërisë, DHBDSH dhe anëtarët e saj, ishin të parët ata që nisën ndihmat për Shqipërinë. Jo në plane afatgjata e strategjike, por në situata emergjencash civile, si në rastin e tërmetit. Më vonë, që në ditë të para të izolimit nga pandemia, anëtarët e dhomës dhe vetë dhoma, iu gjetën pranë shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e në Luginën e Preshevës, duke ndihmuar qindra familje e njerëz në nevojë. Kjo ndihmë e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare vazhdon ende.

Në aktivitetin e mbajtur sot, ku për shkak të pandemisë dhe masave shtënguese, u zhvillua thuajse online, Kryetari i Dhomës së Diasporës, Z.Ardian Lekaj u shpreh se, viti 2020 deri tani ka qene një vit i vështirë, për të gjithë. “Sot jam shumë krenar që më në fund po realizohet një ëndërr. Shumë e më shumë njerëz po e kuptojnë se Diaspora ka vlerën e saj dhe se nëpërmjet Diasporës mund të arrihen suksese të reja. Ne në këto momente nuk jemi gjë tjetër veçse një ajsberg, të cilit i shikohet vetëm pjesa e sipërme dhe pjesën nën ujë do ta shohim më vonë”, u shpreh Lekaj.

Ndërsa ministri i Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko në fjalën e  tij përshëndetëse tha:  “Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare është një nga projektet më ambicioze që ne kemi nxitur në këtë periudhe. Dhe besoj dhe uroj që Dhoma e Biznesit do të jetë vërtet një projekt i cili do të bashkojë të gjithë shqiptarët. Diaspora Shqiptare nuk është një projekt vetëm i një shteti. Kjo është arsyeja qe Shqipëria ka lidhur marrëveshje edhe me Kosovën, është në proces edhe me Maqedoninë e Veriut  si dhe me Malin e Zi . Mendoj që forca e bizneseve shqiptare  në Diasporë, por edhe e partnerëve të tjerë , ka shumë rëndësi. Pasi mendoj që ne kemi hedhur hapat dhe strukturat  për të krijuar një Dhomë vërtetë ambicioze.

President i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Z.Lazim Destani  duke falenderuar gjithë anëtarët e kryesisë dhe stafin e Dhomës së Biznesit për punën e bërë me përkushtim gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga themelimi i Dhomës tha se, kjo ka qenë kjo një periudhë shumë e jashtëzakonshme, e nisur me pasojat e tërmetit për të vazhduar pastaj me telashet që shkaktoi pandemia.

Ngjarja paraprake

Shkolla “Eqrem Çabej” në Prishtinë kalon online shkaku i infektimit me COVID të 5 mësimdhënësve

Ngjarja e ardhëshme

Pas vetos bullgare, opozita kërkon përgjegjësi nga Qeveria

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian