Dhjetëra të plagosur në disa shpërthime në verilindje të Nigerisë

Dhjetëra persona janë plagosur si pasojë e disa shpërthimeve që tronditën qytetin verilindor Maiduguri të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas shpërthimeve në katër vendndodhje të ndryshme në qytet ka frikë për viktima të shumta, por autoritetet ende nuk kanë konfirmuar ndonjë numër përderisa përpjekjet e evakuimit po vazhdojnë.

Musa Saleh, një vullnetar që ndihmon zyrtarët në vend, tha për AA se ai udhëhoqi një ekip që solli mbi 15 persona të plagosur, përfshirë fëmijë, në Spitalin e Universitetit Maiduguri.

Shumë anëtarë të familjes së viktimave u panë në repartin e urgjencës në spital.

“Ne arritëm në rrethin Gwange pas shpërthimit dhe sollëm në spital rreth 16 viktima të plagosura”, tha ai.

Disa nga të plagosurit janë nga zonat Kaleri dhe Bulabulin të qytetit dhe u sollën në spital me kamionë.



. .

Ngjarja paraprake

Prezencë e shtuar e policisë rreth banesës së prokurores Fatime Fetai (Foto)

Ngjarja e ardhëshme

Nuk ndalet Atdheu i “Përputhen”, fotografohet në shoqëri të një tjetër vajze

të fundit nga