Dhjetëra talebanë të vrarë në Afganistan

Dhjetëra luftëtarë talibanë u vranë në një sulm ndaj pikave të kontrollit të sigurisë afgane në provincën jugore të Kandaharit.

“Forcat e sigurisë zmbrapsën sulmin dhe vranë 51 terroristë gjersa plagosën nëntë të tjerë”, tha Ministria Afgane e Mbrojtjes.

Talibanët kryen sulme pothuajse të njëkohshme në disa pika kontrolli përreth qytetit të Kandaharit, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, raporton france24.

Zyrtarët lokalë thanë se shtatë anëtarë të familjes u vranë në bombardimet ndërsa forcat afgane iu përgjigjën sulmit taliban me sulme ajrore.

Provinca Kandaharit është një bastion i talibanëve dhe qyteti i Kandaharit ishte kryeqyteti gjatë sundimit të talibanëve në vitet 1990.

Sipas një marrëveshje të nënshkruar nga talibanët dhe Shtetet e Bashkuara në shkurt, kryengritësit nuk duhet të sulmojnë zonat urbane dhe duhet të kufizojnë nivelin e dhunës.

Sidoqoftë, Talibanët kanë rritur sulmet në të gjithë vendin, por tani po synojnë më shumë zona rurale.

Ngjarja paraprake

Burnley shkakton senzacion, Arsenali në krizë!

Ngjarja e ardhëshme

“Në gjendje të rëndë pasi e rrahën”/ Policia mohon akuzat: I arrestuar por në shëndet të plotë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian