Dhjetëra shkolla në Ferizaj shpërfillin vendimin e Qeverisë për procesin mësimor

Dhjetëra shkolla në komunën e Ferizajt nuk e kanë mbajtur procesin mësimor këtë të hënë, duke u bazuar në thirrjet e MASHT-it për ta bërë një ditë pushim për nderë të festës së 28 nëntorit.

Por në anën tjetër drejtoria komunale e Arsimit në këtë komunë u ka dërguar njoftim të gjithë drejtorëve të shkollave për ta mbajtur mësimin, duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Drejtori i DKA-së në Ferizaj Afrim Llabjani, ka thënë se dhjetëra shkolla nuk e kanë mbajtur mësimin shkaku i ndikimit të SBASHK-ut.

“Ne si komunë e kemi respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe e kemi bërë njoftimin te drejtorët e shkollave në mënyrë që mësimi duhet të mbahet, të hënën, mirëpo një pjesë e shkollave nuk e kanë mbajtur mësimin për shkak se sindikata e Arsimit ka ndikuar më shumë se ne dhe procesi nuk është mbajtur. Pra kemi shkolla që e kanë respektuar vendimin e Qeverisë dhe e kanë mbajtur mësimin e rregullt por kemi edhe një pjesë të tyre që e kanë shpërfillur atë”, ka thënë Llabjani.

Ngjarja paraprake

Vdes radiologia Poliksena Stojanovska–Gjorgievska nga Kovid-19

Ngjarja e ardhëshme

A e dini se ekziston një bimë, të cilën nëse e nuhat të forcon kujtesën? Hulumtuesit shkencorë deklarojnë se kjo erëz ka efekt edhe tek fëmijët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian