Dhjetëra kolonë izraelitë hynë në xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra kolonë hebrenj, të shoqëruar nga policia izraelite, sot hynë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Kudsit, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë, Vakëfi Islam i Kudsit tha se 45 kolonët hynë në këtë lokacion përmes Portës al-Mugharbah të kompleksit. 

Autoritetet fetare palestineze i kanë bërë thirrje vazhdimisht qeverisë izraelite të ndalojë vizitat e kolonëve në vendin e shenjtë derisa ato shkaktojnë konfrontime me adhuruesit myslimanë.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se është vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një hap asnjëherë i njohur nga komuniteti ndërkombëtar.



. .

Ngjarja paraprake

Zhbërjen e pavarësisë së Kosovës mund ta ndalon vetëm gjenerata e re e patriotëve të shkolluar..!

Ngjarja e ardhëshme

A do të ketë karantinë, flet zv ministri Ilir Hasani

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian