Dhjetë hapa që ndërmori qeveria aktuale për të shpopulluar Shqipërinë

Hapi nr. 1 – Manipulimi i zgjedhjeve: Çdo keqbërje në Shqipëri rrjedh nga manipulimi i zgjedhjeve të qeverisë së Edi Ramës.

Hapi nr. 2 – Manipulimi i zgjedhjeve prodhon qeverisje të korruptuar.

Hapi nr. 3 – Një qeveri e korruptuar, për t’i hapur rrugën mosndëshkimit të vetvetes shkatërron sistemin e drejtësisë.

Hapi nr. 4 – Pasi sistemi i drejtësisë humbet pavarësinë e tij dhe vihet nën kontrollin e qeverisë, qeveria ka në dorë të bëjë çfarë të dojë.

Hapi nr. 5 – Tashmë, e lirë të bëjë çfarë të dojë, qeveria përfshihet në korrupsion masiv bruto dhe funksionon si një grup i organizuar kriminal duke përdorur Parlamentin dhe Këshillin e Ministrave si mburojë për të miratuar ligje dhe për të justifikuar të gjithë hajdutët që veprojnë në bashkëpunim dhe nën kujdesin e Kryeministrit.

Hapi nr. 6 – Tashmë qeveria apo ekzekutivi ka dalë jashtë kontrollit dhe ushqen ditë pas dite dhe pak nga pak krijimin e një autokrati që qëndron si një Kumbarë në krye të grupit të organizuar kriminal.

Hapi nr. 7 – Autokrati kontrollon gjithçka, legjislacionin, drejtësinë, biznesin dhe median, duke përdorur të metat e sistemit të dobët demokratik, që ai vetë e ka shkatërruar, si mjet për të arritur objektivat e tij. Demagogjinë dhe bashkëpunimin me kriminelët dhe grupet e organizuara kriminale ai e alternon me një grusht të hekurt duke frikësuar qytetarët e vendit të tij, duke u shfaqur si një sundimtar “modern”.

Hapi nr. 8 – Autokrati rrethohet me një grup të vogël oligarkësh, mbështetësish, PO burra e gra, dhe njerëz të korruptuar që kanë kontroll mbi paratë, drejtësinë, biznesin dhe median.

Hapi nr. 9 – Kur situata arrin në atë kulm, ai mbyll gjykatat, sulmon bizneset e mesme dhe hap rrugën për të krijuar një mjedis jo të gjallë për të gjithë kundërshtarët e tij. Si rrjedhojë, qytetarët e gjejnë emigracionin si të vetmen alternativë për të mbijetuar.

Hapi nr. 10 – Autokrati tani ka formësuar një vend me një sistem shëndetësie të korruptuar, një mjedis të shkatërruar arsimor dhe kulturor dhe kontrollin e drejtësisë si mjete të qeverisjes së vendit.

Pasoja është shpopullimi i vendit tonë të dashur, Shqipërisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ish-muxhahedini akuzohet për terrorizëm/ SPAK: Bashkëpunoi me spiunazhin iranian

Story i radhës

Cili është ndikimi i falimentimit rus?

Të fundit nga