Dhënia e kompetencave shtesë AKI-së dhe Agjencionit të Zbatimit të Ligjit

Siç dihet, rendin dhe sigurinë publike e kemi goxha të tensionuar dhe është duke dalë jashtë binarëve të normalitetit, duke mos u respektuar Ligji për zhurma, duke e patur trafikun të stërngarkuar, me të rinj që një pjesë dërmuese e tyre fare nuk kanë patentë shofer ose edhe nëse e kanë nuk i respektojnë dhe njohin rregullat e trafikut. Ekstremizmi fetar si dhe polariteti e diversiteti i feve dhe sekteve të ndryshme, që janë në diskurs dhe pole të ndryshme duke krijuar fërkime dhe kundërshti mes veti, e acaron edhe më tej gjendjen e sigurisë nacionale.

Pos tyre, kemi edhe falimentimin e një pjese të ndërrmarrjeve, si dhe si pasojë e pandemisë edhe rritjen e shkallës së papunësisë, që e rëndojnë edhe më tepër jetën sociale në shtet dhe mund të nxisin me revolucion në rebelim të masave e pos saj kemi edhe mungesën e nxjerrjes së Ligjit për Paga dhe Ligjit për zyrtarë publikë, që edhe më tepër e rëndon sigurinë nacionale pasiqë pakënaqësia e shërbyesve civil po rritet edhe më shumë si pasojë e mungesës së këtyre dy ligjeve organike, në momentet kur kemi mungesë të investimeve të kapitalit financiar ndërkombëtar në Kosovë dhe kur proceset e liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit kandidat të Kosovës për aderim në BE, po zvarriten, me çfarë po rriten fërkimet politike dhe tensionet ndërpartiake, e kësaj po i paraprinë edhe fraksionet e ndryshme në kuadër të subjekteve politike.

Pos saj, gjendjen po e rëndon edhe zvarritja e procesit të zgjidhjes së problemit të Mitrovicës, si dhe mungesa e platformave të çarta zhvillimore ekonomike si dhe partneriteti afarist e tregtar regjional që do të ndikonte në përmirësimin ekonomik dhe rritjen e standardit jetësor të qytetarëve, përmes bashkëpunimit ekonomik në shkëmbimin e mallrave në tregun regjional e krejt kjo dhe shumë indikatorë tjerë sekondar janë faktor që ndikojnë në tensionimin e sektorit të sigurisë nacionale në shtet. Këta faktorë e debalancojnë relacionin strukturat e sigurisë dhe llogaridhënia e Parlamentit të Kosovës si dhe gjetjen e një solucioni për zgjidhjen dhe tejkalimin e këtyre problemeve dhe konfigurimin e sistemit të sigurisë nacionale. Andaj, është obligim i Qeverisë që ta amadamentojë Ligjin për AKI, Ligjin për Polici, si dhe të nxjerrë përmes Ministrisë së Drejtësisë, një udhëzim që sistemi juridik ti zgjidhë me prioritet çështjet gjyqësore të rëndësisë prioritare, si në çështjet civile ashtu edhe penale e nëse do merren këto hapa, do të kishim koordinim më të mirë të Agjencioneve të Zbatimit të Ligjit dhe funksionim më adekuat institucional të tyre.

Nëse AKI pajiset me kompetenca ekzekutive që të ketë të drejtë të arrestojë dhe hetojë persona, si dhe të pajiset me të gjitha kompetencat ekzekutive dhe kontraktorët e caktuar siç i kanë shërbimet sekrete ndërkombëtare, atëherë së bashku me njësinë e intelegjencës financiare, dhe agjencionet tjera të zbatimit të ligjit, do të koordinoheshin planet operative dhe do të përgatiteshin strategji për tejkalimin e anomalive dhe barrierave që më lart i theksuam, si dhe do të kishim një sektor të konsoliduar të analitikës dhe planifikimit strategjik për konsolidimin e sistemit të vlerave ekonomike dhe konsolidimit të sistemit të sigurisë nacionale.

Shërbimet sekrete ndërkombëtare për nevoja të veta, rekrutojnë persona që janë të pajisur me dije dhe aftësi personale, si dhe shkathtësi të duhura, edhe i rekrutojnë edhe pa aplikim në konkurs, pra pa iu nënshtru Institutit të Konkursit, nëse individ të tillë, i plotësojnë kriteret, dhe paraqesin rëndësi për interesat strategjik të shtetit përmes dhënies së kontributit të tyre analitik dhe strategjik, për nevoja të shërbimeve sekrete. Personat e tillë rekrutohen përmes kontaktit me zyrtarët rekrutues, ose si quhen, Case Officers ose përmes kontaktimit direkt në numër të telefonit të rekrutit potencial. Andaj, nëse dojmë sektor të lartë të zhvillimit të sigurisë nacionale, njerëzit e tillë i nevojiten Agjencionit të Shërbimit Sekret, e jo njerëz teatral dhe komik që të bëjnë lojëra fëmijësh në shërbim sekret.

Ngjarja paraprake

Spartak Ngjela: Ende vuajmë konfliktin politik të tipit komunist, çështja është...

Ngjarja e ardhëshme

Analisti i njohur “shpërthen” ndaj presidentit Meta: Është i padëmshëm, i pa kulturuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian