dha doreheqjen pas sherrit per guroren vajza e ish deputetit rraja zgjidhet anetare e asamblese se ps 66ab3db54e498

Dha dorëheqjen pas sherrit për guroren, vajza e ish-deputetit Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS

August 1, 2024
1 minut lexim

Partia Socialiste mblodhi më 28 korrik Kongresin, ku u bë votimi edhe për anëtarët e rinj të Asamblesë. 1330 delegatë votuan për 156 anëtarët e rinj.

Por ajo çfarë vihet re në listën me anëtarët e rinj të PS, shihet se është zgjedhur si anëtare Albora Rraja, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja. Kujtojmë që ky i fundit dha dorëheqjen nga mandati pas skandalit në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit Rarja u përfshinë në dhunën për guroren.

Në dhunë u përfshinë edhe djali i ish-deputetit Rexhep Rraja, nipi Klajdi Rraja dhe dy vëllezërit, Xhelal e Flamur Rraja. Ara dhunuan barbarisht me shkop bejsbolli banorët e Borizanës pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.

Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin babarbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Dy vëllezërit e ish-deputetit, djali i tij, nipi dhe pronari i gurores Përparim Rraja rezultojnë ende në kërkim

MARKETING

RENT A CAR

keds nis aplikimin e takses per shkycje te konsumatoreve qe nuk e paguajne borxhin brenda afatit ligjor 66ab3a30ae804
Story i mëparshëm

KEDS nis aplikimin e taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor

bizneset ftohen te aplikojne per tregun veror ne prishtine hapet me 15 gusht 66ab3f1c043f6
Story i radhës

Bizneset ftohen të aplikojnë për Tregun Veror në Prishtinë, hapet më 15 gusht

Të fundit nga

ShkoLartë