Devolli: Ne merituam fitoren, nuk mërzitem aspak

Drenica është mposhtur pas një serie të gjatë pa humbje që filloi qysh prej kur në krye të skuadrës erdhi Bledar Devolli.

Takimi përfundoi me rezultatin e ngushtë, 1-0 në favor të Gjilanit.

Pas ndeshjes një deklaratë për ArtSport e dha edhe trajneri gjirokastrit i Drenicës.

“Humbja gjithmonë të mërzit, mirëpo kjo ndaj Gjilanit aspak. Ne dominuam kundërshtarin nga fillimi i ndeshjes deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Patëm mundësi të shumta për të shënuar, teksa goditëm edhe shtyllën. Nuk është lehtë të luash këso ndeshje ndaj një kundërshtari si Gjilani që ka shumë futbollistë dhe atë të mirëpaguar” – përfundoi Devolli.

Ngjarja paraprake

Covid-19, spitalet janë të mbingarkuara

Ngjarja e ardhëshme

Iran, shënohen 431 viktima të reja nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian