Devolli flet pas fitores së parë në Kosovë

Trajneri nga Shqipëria, Bledar Devolli debutoi me fitore në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes ai u deklarua për Art Sport1.

Devolli tha se ndeshja ishte e vështirë, dhe se kjo ishte një fitore në momentet e duhura duke treguar se edhe stërvitjet me të patën efekt tek Drenica.

“E dinim që do ishte ndeshje e vështirë pasi 89-shi kanë një ekip të organizuar”

“Në pjesën e parë patëm disa mundësi shumë të mira për shënim, por megjithatë jam i lumtur për djemtë sepse kanë ndjekur urdhërat e mija, dhe këtë fitore u’a dedikoj atyre”

“Një fitore e duhur në kohën e duhur, punuam në goditjet standarte gjatë këtyre dy ditëve dhe pikërisht ashtu shënuam”.

Kjo fitore e largoi Drenicën nga zona e rrezikshme, për ta vendosur atë në mes të tabelës.

Ngjarja paraprake

Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes

Ngjarja e ardhëshme

Ndotja e lartë e ajrit/ Shkupi, Kavadari e Kumanova kryesojnë listën

të fundit nga