Detyra e rëndësishme ‘largon’ Edmond Panaritin nga LSI

Edmond Panariti ndërpret angazhimin e tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Lajmin e bën të ditur vetë Panariti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, ky vendim vjen pas marrjes së një ftese për një detyrë të rëndësishme, por pa e specifikuar për çfarë bëhet fjalë.

Edmond Panariti: Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.

CV-ja

Prof. Dr Edmond Panariti lindi në Tiranë, më 1 qershor të vitit 1960.

Ai  ka përfunduar studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në vitin 1984. Ai mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe titullin Profesor. Prof. Edmond Panariti ka kryer Studime të thelluara pasuniversitare gjatë viteve 1989 – 1992, pranë Shkollës Politeknike Federale (ETH) dhe Universitetit të Zyrihut në Zvicër.

Në vitet 1995 – 2000, është fitues i dy bursave Fulbright për kërkim shkencor dhe ligjërim në Universitetet e Kentakit dhe të Misisipit në SHBA.

Në vitet 1994 – 1998 dhe 2004, kryen studime të thelluara pasuniversitare në Universitetin Veterinar të Hanoverit në Gjermani. Z. Edmond Panariti ka një karrierë të gjatë profesionale në Institutin e Kërkimeve dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.

 Edmond Panariti ka shërbyer si drejtues projekti në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe aktualisht është Profesor titullar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Ai ka qenë anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim që prej vitit 2004, ndërsa ka mbajtur funksionet e Kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe të Sekretarit për Bujqësine dhe Mjedisin.

Në vitin 2011, Prof. Panariti zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe më pas emërohet Zëvendëskryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2012, emërohet Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe njëkohësisht mbajti edhe postin e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Edmond Panariti në vitin 2013 zgjedhet Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave të Shqipërisë.

Ngjarja paraprake

Klopp dhe Guardiola, luftë e ashpër për një xhevahir 15-vjeçar

Ngjarja e ardhëshme

Osmani: Diplomacia ekonomike, pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të vendit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian