Detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçares me Covid, mjekja: 90% të mushkërive i ishin prekur

Detaje të reja zbardhen sot në lidhje me vdekjen nga Covid-19 të 27-vjeçares nga lagjja “Jani Vruho” në qytetin e Beratit.

Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se,e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën.

Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka deklaruar sot për mediat se, Ariola Sakollari është paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në dt.25.02.2021, në orën 00:30 minuta dhe vajza ishte në gjendje të rënduar.

Mjelja Vila deklaron se, vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë, i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.

“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike,ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë” – ka deklaruar mjekja Vila.

Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, mjekja Vila ka deklaruar se, pjesa më e madhe e rasteve ka qenë e qëndrueshme dhe janë trajtuar në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit, ndërsa rastet e rënduara janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

27-vjeçarja nga Berati Arjola Sakollari jetonte e punonte prej kohësh në Tiranë dhe ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të prekur me Covid-19.

Gjatë kohës që vajza u ka shërbyer prindërve është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë.

27-vjeçarja Ariola Sakollari gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës në Spitalin Infektiv Covid-1, ku ndodhej e intubuar.

Mes dhimbjesh dhe lotësh nga të familjarë, miq e të afërm Ariola u përcoll dje në mesditë për në banesën e saj të fundit.

Ngjarja paraprake

​Francë: Më shumë se 60% të rasteve të reja të lidhura me llojin britanik

Ngjarja e ardhëshme

Trepça përforcohet me një kroat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian