Detaje të reja nga kidnapimi i familjes së Di Marias

Angel Di Maria është tmerruar ditën e djeshme, pas daljes nga ndeshja PSG – Nantes.

Trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino mori urhdër nga drejtori sportiv i klubit Leonardo që ta largonte nga loja Di Marian, pasi sa ishte argjentinasi në lojë hajdutët u futën në shtëpinë e tij.

Përveç që kanë vjedhur gjëra të çmuara, hajdutët kishin kindapuar edhe gruan dhe dy vazjat e Di Marias.

Mediat franceze kanë raportuar se Di Maria tanimë është bashkuar me fëmijët e tij, ku është shfaqur edhe një foto në rrjetet sociale.

Gruaja dhe vajzat e argjentinasit janë të shokuar me atë që ka ndodhur, por nuk bëhet e ditur nëse ka paguar Di Maria ndonjë shumë për lirimin e tyre.

L’Equipe megjithatë ka raportuar se hajdutët kanë marrë një kasafortë në shtëpinë e Di Marias në vlerë prej 500 mijë euro, ku në të kishte bizhuteri të çmuara.

Kjo nuk ishte hera e parë që Di Maria dhe familja e tij janë cak i hajdutëve, pasi argjentinasi këtë gjë e kishte përjetuar edhe në vitin 2015 në Manchester.

Vlen të theksohet se Di Maria ka vazhduar kontratën me PSG-në dhe do të jetë në kryeqytetin francez edhe për një sezon tjetër.

Ngjarja paraprake

Fiona: Nuk ekzistojnë profesione për burra dhe gra, shkolla e mesme elektro na ofron mësim praktik dhe kushte të mira për punësim

Ngjarja e ardhëshme

Franca regjistroi mbi 26.300 raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian