Detaje nga operacioni në Elbasan. Kush përfundoi në pranga?

1 minut lexim

Një operacion i gjërë u zhvillua gjatë natës së kaluar në Elbasan.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar 11 punonjës të burgjeve, të cilët kishin mbushur qelitë me drogë, alkool dhe të tjera sende të paligjshme. Ndërkohë që në operacion janë të përfshirë edhe 9 të burgosur “VIP”. Disa prej tyre dyshohet se janë Arben Grori, Klajdio Gjeçi, Aleksandër Sinanaj, Aleksandër Llanaj dhe Gaxhain e Vlorës.

Ata akuzohen për futje në qeli të lëndëve narkotike, sende të ndaluara, telefona, porosi të dhëna nga burgu, trafik droge nga burgu dhe korrupsion.

Operacioni u realizua nga Forcat Operacionale, FNSH të mbështetura nga Policia Elbasan.

Urdhër arrrestet u lëshuan nga Prokuroria e Elbasanit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

32,906 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Story i radhës

Deputeti: Kriza Ukrainës – rrezikon destabilizim në veri/ Strukturat ilegale dhe agjenturat ruse e serbe, shumë aktive

Të fundit nga