detaje nga bashkevendesi i te dyshuarit per vrasjen ne malisheve jemi te shokuar e njohim per djale te mire dhe punetor 650af02769242

Detaje nga bashkëvendësi i të dyshuarit për vrasjen në Malishevë: Jemi të shokuar e njohim për djalë të mirë dhe punëtor

September 20, 2023
1 minut lexim

Hysen Hoxha- kryetar i fshatit Bellanicë, nga i cili është edhe i dyshuari për vrasjen në Banjë të Malishevës, ka thënë se lajmi që bashkëvendësi i tyre është përfshirë në një rast të tillë ka qenë shokues.

Hoxha në një deklarim tha se në fshat I.Z njihet si djalë i urtë dhe punëtor.

Ai tha se dhe familjarët e tij nuk kanë pasur njohuri se ai ka pasur probleme me viktimën me të cilin kishin punuar së bashku.

Rasti i vrasjes është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët poashtu kanë bërë të ditur se një person është dorëzuar në polici.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, kanë thënë nga Policia.

I dyshuar për vrasje është Isuf Zogaj i cili tashmë më të vrarin ishin kolegë pune. Ndërsa i vrari raportohet se është nga Suhareka.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nuk respektoi semaforin dhe beri parakalim te gabuar shoferi gjobitet me 60 mije leke ne tirane 650aee5ab0d63
Story i mëparshëm

Nuk respektoi semaforin dhe bëri parakalim të gabuar, shoferi gjobitet me 60 mijë lekë në Tiranë

5 shenjat e zodiakut qe e dashurojne ushqimin dhe duan te provojne cdo gje qe iu del para 650af05fb12b0
Story i radhës

5 shenjat e zodiakut që e dashurojnë ushqimin dhe duan të provojnë çdo gjë që iu del para

Të fundit nga

ShkoLartë