​Dështon sërish finalizimi i listës me dëshmitarët që do të intervistohen nga komisioni hetimor për energjinë

Me përplasje mes opozitës dhe pozitës, është përcjell mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022 i themeluar nga Qeveria e Kosovës, e si rrjedhojë nuk është votuar lista me emra të dëshmitarëve që do të thirren për intervistim.

Në mbledhjen fundit të këtij komisioni janë përmendur ish-kryeministrat dhe ministrat aktual dhe të kaluar në institucionet përkatëse.

Kryesuesi i këtij komisioni Hajdar Beqa ka thënë se gjatë rrugës do të largohen nga lista disa persona që janë në procese gjyqësore, dhe se do të ftohen të gjithë të tjerët. Ndërkohë nga opozita është kërkuar të ftohet Martin Berishaj për intervistim.

:Gjatë rrugëtimit mundë të ketë persona që largohen nga lista e të thirrurve si dëshmitarë pasi që të njëjtit kanë probleme gjyqësore, siç është çështja në Hagë” theksoi Beqaj.

Armend Muja nga LVV-ja ka deklaruar se duhet të thirren krejt bartësit nga viti 2006 deri më 2022, dhe e njëjta listë të votohet sot pa shtuar numrin e dëshmitarëve, ata të shtohen në mbledhjen e radhës.

“Të gjithë bartësit nga viti 2006 deri 2022, nuk mund të përjashtojmë asnjë prej tyre çfarëdo pozite që kanë qenë ata, ne kemi emra të tjerë që do t’i prezantojmë javën tjetër, sot ta votojmë listën të cilën e kemi diskutuar mbledhjen e kaluar” deklaroi Muja.

Rrezarta Krasniqi nga LDK ka thënë se mungon edhe Martin Berishaj në listën e të ftuarve për të dëshmuar.

“Adil Jonuzi drejtor i minierave në KEK të shtohet në listë, dhe Martin Berishaj mungon në listën e të ftuarve” tha Krasniqi.

Ndërsa deputeti Armend Zemaj tha se janë diku rreth 300 dëshmitar për t’u intervistuar.

Time Kadrijaj nga AAK-ja ka thënë se ka përsëritje të emrave në listë.

Të mërkurën e ardhshme komisioni ka bërë të ditur se do të shtohen emrat e dëshmitarëve që do të thirren për intervistë përfshirë shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

Armend Muja propozimin e opozitës për t’i thirrur në komision hetimor si dëshmitarë Martin Berishajn dhe Mimoza Kusari-Lilën i ka quajtur ide “koti”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SPAK jep detaje për goditjen e bandës italo-shqiptare: Si mjekët e korruptuar bashkëpunonin me rrjetin kriminal

Story i radhës

De Jong, një hap larg Manchester Unitedit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish