deshton seanca fillestare ndaj dy te akuzuarve per krime lufte ne kosove 66e84fad7529b

Dështon seanca fillestare ndaj dy të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

September 16, 2024
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar seanca të mbahet seanca e parë në gjykimin ndaj Momir Pantiq, dhe Zharko Zariq, të cilët akuzohen për krime të luftës në Kosovë.

Siç raportojnë mediat, seanca është anuluar me kërkesë të mbrojtjes, për shkak se Prokuroria nuk ua ka ofruar as aktakuzën e as provat të pandehurve.

Për këtë arsyes trupi gjykues ka konsideruar që nuk ka kushte për mbajtjen e seancës fillestare.

Prokuroria Speciale e Kosovës ata i ngarkon me krime lufte, konkretisht vrasje, torturë, trajtim ç’njerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Istogut.

Media ka tentuar të marrë ndonjë informacion nga Gjykata, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

agk ja i reagon ffk se e konsiderojme kete leter te hapur te papranueshme dhe presion te hapur ndaj gazetareve 66e84e462ddf5
Story i mëparshëm

AGK-ja i reagon FFK-së: E konsiderojmë këtë letër të hapur të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve

akuzohen per shitje te diplomave false arrestohen 9 persona ne itali mes tyre pronari i universitetit qe operon ne shqiperi 66e853315f368
Story i radhës

Akuzohen për shitje të diplomave false, arrestohen 9 persona në Itali, mes tyre pronari i universitetit që operon në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë