deshton protesta e bdi se qytetaret nuk i mbrojme ata qe kane bere miliona 675614f7be045

Dështon protesta e BDI-së, qytetarët: nuk i mbrojmë ata që kanë bërë miliona

December 8, 2024
1 minut lexim

Përpjekjet e BDI-së për të organizuar një protestë masive para Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin se po mbrojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duket se po hasin në dështim. Edhe pse kanë ngritur tenda dhe kanë tentuar të krijojnë një atmosferë rezistence, pjesëmarrja është shumë e ulët dhe përkrahja qytetare pothuajse mungon.

Shumë qytetarë e shohin këtë protestë si një akt të dëshpëruar të një partie që kërkon të shmangë përgjegjësinë për aferat korruptive dhe keqpërdorimet ndër vite. Kritikat janë shtuar ndaj BDI-së, me akuzat se kjo protestë nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen e gjuhës shqipe, por është një përpjekje për të ruajtur interesat personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia.

Pavarësisht tentativave për ta paraqitur këtë si një çështje kombëtare, qytetarët duket se janë të lodhur nga përdorimi i temave të ndjeshme për përfitime politike. Shqiptarët vlerësojnë se i mbron Kushtetuta pasi që janë autokton dhe shtetformues, dhe se nuk ka nevojë për spektakle të tilla politike.

Protesta e sotme është një dëshmi e humbjes së besimit të qytetarëve te BDI, ndërsa zëri i përgjegjësisë dhe drejtësisë po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm.

93a6e816 36b1 4393 9a5c dcb61b4846ce7c8f7890 1c10 4de2 8235 791a4ed49076

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

veliaj u jep medalje mirenjohjeje per kampionet e boksit sportistet e sk tiranes 675612d70e08f
Story i mëparshëm

Veliaj u jep medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit, sportistët e SK Tiranës

rrahmani me dhimbje koke napoli zhgenjen e nuk kthehet ne krye 675615e368e8e
Story i radhës

Rrahmani me dhimbje koke, Napoli zhgënjen e nuk kthehet në krye

Të fundit nga

Ai do të japë dëshmi?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha një mbrojtje të pasionuar për veten dhe sulmoi kundërshtarët e tij të martën, por të hënën e ardhshme ai do të dalë në gjykatë. Ai do
ShkoLartë