“Dështoi në Kërçovë, dëshiron të fitojë në Tetovë!” (VIDEO)

Shkruan: TetovaSot

20 vjet në funksione shtetërore nga BDI, pushtet absolut, privilegje të pakufishme nga daja i tij Ali Ahmeti. Gëlltiti çdo gjë nga luksi, nga pushteti dhe nga BDI-ja, por nuk dha aspak, asgjë për askënd, as për shqiptarët as për partinë, as për vendlindjen.

Fitoi ai dhe jo shqiptarët.

https://www.facebook.com/watch/?v=564837292012273

Prisnin shumë të tjerë në radhë për një jetë mrekullie prej pushteti, funksionari , por nuk kishin këtë luks sepse nuk mund të zinin rend nga i privilegjuari i BDI-së që tashmë është arratisur bashkë me dëshpërimin e tij të thellë drejt një rruge të verbër, larg atyre që e bënë të jetë “dikush”.

Më pas rrugët me dajën e tij që i dha gjithçka edhe pse se meritoi kurrë, u ndanë.

Për BDI-në qe një çlirim dhe një barrë më pak. Ka gjithnjë një fund dhe nuk kishte më mundësi se si Fatmir Limani të mbetej gjithnjë njeriu i funksioneve , jetës luksoze, me veturë dhe shofer personal dhe me paga të larta që kurrë si meritoi .

Fatmir Limani me vite në funksion si në kohën e qeverisjes me VMRO-DPMNE-në po ashtu edhe në atë të LSDM-së ,si mund të jetë kundër tyre tani?!

Njerëzit e dinë këtë, po aq sa e dinë se sa të mllefosur ishin kur ai merrte çdo gjë nga pushteti që tashmë nuk e ka.

Fatmir Limani nuk e urren pushtetin por e do atë.

Ai do rikthimin sepse ka humbur privilegjet që ia dhanë, sepse nuk I meritoi kurrë. Meritokracia dhe Fatmir Limani nuk mund të shkojnë kurrë bashkë ,pra çdo gjë mbaroi për të, sepse nuk ishte aty për shkak të meritave të tij dhe peshës që kishte, por sepse këtë mundësi e kishte nga të tjerët që sakaq brenda natës u bënë armiq për të dhe në vend që ata të hidhëroheshin me Fatmir Limanin u hidhëruan ai me ta.

Është e vështirë që njerëzit gjithmonë të mbulojnë paaftësinë e dikujt dhe ikja e Fatmirit ishte për shkak të asaj se ai nuk meritonte të vazhdonte të drejtonte funksione.

Mjaftë ishte sepse u pa, u zbulua.

Ikja e Fatmir Limanit i solli fitoren Kërçovës dhe ardhja e tij në BESËN e Tetovës e pret humbja e thellë dhe më e madhja që do ti ndodhe Bilall Kasamit.

Fatmir Limani ska më peshë politike, nuk ofron më asgjë në politikën shqiptare , ai u zbulua në zgjedhjet e fundit. Provoi në Uskanën e tij bashkë me Musa Xhaferin të dëmtojnë historinë shqiptare, por nuk ia dolën.

Disfata jo që ishte e dhimbshme për të në fundin e ” lavdisë” së tij, por duhej të arratisej diku tjetër për të vazhduar me politikën, me këtë dëshirë me të cilën ai bie dhe zgjohet secilën ditë që të jetë funksionar sërish.

Fatmir Limani në fund zgjodhi BESËN e Bilall Kasamit, jo sepse i shkojnë flakët për këtë parti, por për shkak të hakmarrjes që e krijoi vetë si dhe të humbte gjurmët e disfatave të shumta në jetë dhe mundësisht me një “rikthim” tjetër përmes Bilallit që as ai vetë nuk e di më se çfarë ndodhë për shkak se ka humbur kuptimin për kohën dhe politikën.

Fatmiri dhe Bilalli kanë ngatërruar kohën .

Në realitetin politik ku jetojmë me njerëzit e së ardhmes që kërkojnë Evropën, ndryshimin, standardin më të mirë, shkollimin , ata janë bërë ” komandantët” vetë.

Janë bërë mendje të militarizuara në kohë të gabuar. Meqë e tashmja i zbuloi se s’janë për politikë, idenë për të ardhmen nuk e kanë, u kthyen tek e kaluara dhe tani ska më kush që i tërheq për ti kthyer në realitet.

Fatmiri i shkretë, humbi Uskanën dhe dëshiron ta fitojë Tetovën?!

E çuditshme!

Po Fatmirit çfarë iu desht ta nisë këtë “aventurë” të re politike në një terren të huaj kur mbase ai akoma nuk beson se është shkëputur vërtetë nga BDI që i dha gjithçka. Kësaj i thonë ” e tradhtova dajën, përse mos e tradhtoj edhe Bilallin”.

Bilalli në lakminë për vota e pushtet nuk zgjedh mënyrë se kë ofron, ofroi Fatmirn e humbi Arianitin.

Në fakt çdo gjë po i kthehet si një bumerang sepse sa merr disa të konsumuar politikë që kanë lundruar në shtretërit e partive tjera, i ikin shumë nga ata që ia formuan partinë.

Po Fatmiri dhe Bilalli a do të duan kësaj here të fitojë VMRO-ja në Tetovë më shumë sepse tashmë nga ky binom pritet çdo gjë siç rëndom ndodhi në zgjedhjet për Kërçovën që për të prishur matematika kundër të tijave që e ngritën në poste dhe funksione , për pak sa nuk ra në duart e partisë së Mickovskit Kërçova, vetëm se atë qytet ka një shpëtimtar që di ta mbrojë dhe ai është daja i Fatmir Limanit pra vetë Ali Ahmeti.

Po nëse Fatmiri me ëndrrën e posteve tjera që e “presin ” nuk arrin ta fitojë dhe formojë Këshillin e Tetovës, atëherë si do ti ketë punët me Bilallin dhe ata që natyrisht do kërkojnë llogari politike në rast disfate.

Dhe kur jemi te disfatat politike, Fatmir Limani dhe Bilalli janë mjeshtër të tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet vjedhësi në Kumanovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg

Story i radhës

Vijon zjarri në Theth/ Vetëm ndërhyrja nga ajri mund t’I shuajë flakët

Të fundit nga