Dëshpëron Ujkani: Kosovë – Suedi, notat e lojtarëve

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me humbje aventurën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” pësuan disfatë në ndeshjen e parë kundër Suedisë me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lojtari me notën më të ulët te Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Challandes ishte portieri, Samir Ujkani (5.4), sipas “Whoscored.com”.

39-vjeçari, Zlatan Ibrahimoviq u vlerësua më së larti nga sajti në fjalë, ai mori notën 8.6.

Kosova ndeshjen e radhës luan në udhëtim te Spanja më 31 mars.

Ngjarja paraprake

​Zemaj për vaksinat: Ka qenë rrugëtim i vështirë por qëllimi po realizohet sot

Ngjarja e ardhëshme

Policia deklarohet për zjarrin në deponinë e mbeturinave në Prizren

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian