Deshi t’i japë djalit dhe kunatit fonde publike, shkarkohet këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur Enkelejda Arifi e cila njëherësh shërben si zyrtare për kulturë në Komunën e Gjilanit është shkarkuar me anëtarët e tjerë të një komisioni për dhënien e subvencioneve nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ky i fundit e ka marrë vendimin bazuar në dyshimet për keqpërdorime meqenëse në listën e të subvencionuarve në vlerë prej 7500 eurosh janë djali dhe kunati i saj.

Në një postim në rrjete sociale, kryetari Hyseni është shprehur:

Ne jemi zotuar për komisione të pavarura nga politika, profesionale dhe të pandikuara, gjithmonë duke siguruar vlerësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Përveç zotimit ky është edhe obligim i yni.

Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit.

Gjithashtu dua të përcjell porosinë për secilin dhe kudo që synon parregullsinë se ne nuk do të kemi tolerancë ndaj askujt sepse kemi marrëveshje me qytetarin për transparencë, llogaridhënie dhe korrektësi.

Ne jemi të vendosur dhe këtu nuk ka mes e as kompromis.

Ftoj qytetarët për bashkëpunim, kudo që ata identifikojnë parregullsi t’i raportojnë ato dhe të llogarisin për partner pushtetin e ri sepse vetëm bashkë mund ta bëjmë ndryshimin për të cilin jemi zotuar dhe kemi marrë besimin e tyre.

Këngëtarja e njohur kishte aderuar kohë më parë në Lëvizjen Vetëvendosje duke garuar edhe për deputete, mirëpo ky fakt duket të mos i ketë dhënë avantazhe politike në raport me një parregullsi të tillë që përbën mes tjerash edhe konflikt të hapur interesi.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Botëror

Story i radhës

Dymbëdhjetë të vdekur në Mykolaiv

Të fundit nga