Dermaku debutim me gol, Lecce shmang humbjen

Gola dhe emocione në stadiumin “Via del Mare”, ku Lecce arriti të shmangte humbjen (2-2) ndaj Cremoneses, pasi e mbylli pjesën e parë në disavatazh të dy golaave.

Ky ishte barazimi i tretë për skuadrën puljeze, që ende po kërkon fitoren e parë në këtë sezon në Serie B.

Edhe pse jo me fitore, mund të konsiderohet perfekt debutimi i Kastriot Dermakut me Leccen, pasi përveçse u aktivizua titullar, mbrojtësi kuqezi realizoi golin që shkurtoi diferencën në 2-1 sapo nisi pjesë e dytë (për Cremonesen kishin shënuar në fraksionin e parë Gaetano dhe Valzania), ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 64-t me autor Codan.

Kujtojmë që Dermaku u bë zyrtarisht futbollist i Lecces në momentin që nisi grumbullimi i Kombëtares për dy ndeshjet e Nations League, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.

Ngjarja paraprake

GRUBI: Përkrahim transferimin e të burgosurve të rastit të Kumanovës në vendlindjen e tyre

Ngjarja e ardhëshme

Turqia: Gati për luftë në Nago-Karabak, nëse Azerbajxhani na e kërkon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian