Derisa bota po përgatitet për një valë të re të koronavirusit, ky kontinent vendos ta heq karantinën

Evropa, SHBA-ja dhe disa vende të tjera kanë filluar përgatitjet për një valë të re të pandemisë COVID-19, pasi që numri i infeksioneve ka shënuar rritje ditëve të fundit.

Në një kohë që shumë vende po nisin mbylljen e dytë, Qeveria e Australisë ka vendosur lirimin e masave, pas një periudhe të gjatë karantine.

Banorët e këtij vendi, veçanërisht në Melbourne, i janë gëzuar sot rikthimit të jetës dhe heqjes së masave kufizuese.

Pas një periudhe të gjatë izolimi, qytetarët dolën nga shtëpitë e tyre dhe jetuan jetën të lirë duke shkuar në bare, restorante dhe dyqane. Melburni ishte vatra më e madhe e valës së dytë në Australi nga pandemia e koronavirusit dhe hyri në një bllokim të dytë për gati katër muaj. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

“PD e ka mbyllur ciklin e vet”, Frrok Çupi: Meta çoi Kodin në Venecia të justifikohet para militantëve

Ngjarja e ardhëshme

Pirlo: Juventusi duhet të punojë fort për ta arritur nivelin e Barcelonës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian