deri ne zgjedhjet lokale nuk do te kete rekonstruim te qeverise 6792a8bbc99ce

Deri në zgjedhjet lokale nuk do të ketë rekonstruim të Qeverisë

January 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret ndërhyrje në Qeveri deri në zgjedhjet lokale të këtij viti. Siç theksoi ai në një intervistë për ditarin e RTVM-së, është i kënaqur se si ka funksionuar Qeveria deri më tani, duke marrë parasysh, tha ai, çfarë kemi trashëguar dhe me çfarë sfidash jemi përballur.

“Gjithmonë mund të jetë më mirë. Me punën time mundohem t’i frymëzoj edhe kolegët e mi në Qeveri dhe do të vazhdoj në atë drejtim. Nuk pres që të ketë ndërhyrje në vetë Qeverinë deri në zgjedhjet lokale, pastaj presim zgjedhjet lokale, pastaj presim kongresin e rregullt të partisë VMRO-DPMNE. Ndoshta çdo ndërhyrje, freski brenda vetë Qeverisë do të bëhej në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të varej nga shumë inpute për të marrë një vendim të tillë. Mendoj se atëherë shumë gjëra do të jenë më të qarta në planin politik, por edhe çfarë janë performancat e anëtarëve të Qeverisë”, tha Mickoski.

E sigurtë, theksoi ai, është se nga 1 janari i vitit 2026 do të ketë një ndryshim strukturor të madh dhe më gjithëpërfshirës brenda strukturës së VMRO-DPMNE-së si parti politike, sepse ngadalë por me siguri disa nga gjeneratat duhet të ndryshojnë.

“Nëse e marr mbështetjen e delegatëve, sipas Statutit të partisë pas kongresit të ardhshëm, ky do të jetë mandati im i fundit si kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe i radhës që do të ndodhë pas këtij në fund të vitit, VMRO- DPMNE do të ketë kryetar të ri”, tha Mickoski.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

deputeti rijad shaqiri nuk kerkon falje reagimet tona do te jene ne perputhje me fjalorin qe ata perdorin 6792a8449488d
Story i mëparshëm

Deputeti Rijad Shaqiri nuk kërkon falje: Reagimet tona do të jenë në përputhje me fjalorin që ata përdorin

devijimet e rindertimit ne kamez fshzh i dha tenderin gjikuria sh p k per 177 shtepi te reja 6792adc4d61da
Story i radhës

Devijimet e rindërtimit në Kamëz/ FSHZH i dha tenderin “Gjikuria” sh.p.k për 177 shtëpi të reja

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë