deri ne fund te ketij muaji duhet te behet pagesa e k 15 ja sa para do te marrin te punesuarit 674d8d7ea3cea

Deri në fund të këtij muaji, duhet të bëhet pagesa e K-15, ja sa para do të marrin të punësuarit

December 2, 2024
1 minut lexim

Regresi për pushim vjetor këtë vit do ta marrin të gjithë, si punëtorët në sektorin privat ashtu edhe ata në sektorin publik.
Mbi 84 mijë të punësuar në administratë do të marrin nga 11 mijë denarë K-15.

Për të punësuarit në sektorin privat, K-15 këtë vit do të jetë rreth 16.800 denarë, ose 40% e pagës mesatare të paguar gjatë tre muajve të fundit.

Pagesa duhet të realizohet deri në fund të vitit, ndërsa ligjërisht mund të fillojë të paguhet nga muaji maj.

Kushti për pagesën e K-15 është që punëtori të ketë punuar të paktën gjashtë muaj gjatë vitit kalendarik tek i njëjti punëdhënës.
K-15 u takon edhe atyre punëtorëve që kanë ndërruar punën, nëse më parë kanë punuar pandërprerë gjashtë muaj në të njëjtën kompani.

Për punëdhënësit që nuk do t’u paguajnë punonjësve të tyre regresin për pushime vjetore, Ligji parashikon një gjobë deri në 4.000 euro, nga të cilat 2.000 deri në 3.000 euro për kompaninë dhe 500 deri në 1.000 euro për personin përgjegjës në të.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

ismet ramadani e merr detyren e drejtorit ne teatrin shqiptar ne maqedoni te veriut 674d8d4262ed1
Story i mëparshëm

Ismet Ramadani e merr detyrën e drejtorit në Teatrin Shqiptar në Maqedoni të Veriut

prokuroria kreu kontroll ne kumanove nje nga automjetet e djegura eshte e prokurorit publik 674d8e3134695
Story i radhës

Prokuroria kreu kontroll në Kumanovë, një nga automjetet e djegura është e prokurorit publik

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë