Derbi ndërmjet Interit dhe Milanit i besohet një gjyqtari

Pas një pauze të shkurtër, Serie A italiane rikthehet me ndeshje në këtë fundjavë me disa përballje interesante.

Ndeshja më e rëndësishme padyshim është ajo mes rivalëve të urryer të qytetit të modës, Interit dhe Milanit.

Dy skuadrat vijnë pas një forme shumë të mirë në këtë fillim të kampionatit në futboll.

Organizatorët e Serie A kanë caktuar edhe gjyqtarët e këtij super derbi. Gjyqtari kryesor që do ta ndajë drejtësinë në këtë takim do të jetë Maurizio Mariani i cili është 38-vjeçar dhe njihet si një gjyqtar që “nuk i kursen kartonët”.

Mariani gjykon ndeshje në Serie A që nga sezoni 2012-2013 dhe deri më tani ka gjykuar 91 ndeshje në përgjithësi ku ka dhënë 446 kartona të verdhë si dhe 23 të kuq.

Ndeshja derbi ndërmjet Interit dhe Milanit zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 18:00 dhe zhvillohet pa praninë e publikut.

Ngjarja paraprake

Kushëriri i Agim Bahtirit që parashikoi bashkimin e Mitrovicës dhe Luftën III Botërore

Ngjarja e ardhëshme

Kosovë/ 77 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian