Derbi mes skuadrave të Ferizajt

Këtë mesjavë do të zhvillohen katër ndeshje të mbetura të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Disa ndeshje janë shtyrë për shkak të sfidave ndërkombëtare të KHF Ferizajt e disa me kërkesë të skuadrave.

Të mërkurën (sot) janë tri ndeshje: Vushtrria – Drita (17:30), Jusuf Gërvalla – Vjosa (14:00), Prishtina – Vëllaznimi (16:30). Të enjten është ndeshja derbi e qytetit të Ferizajt në mes të KHF Kastriotit e KHF Ferizajt. Kjo ndeshje fillon në ora 16:00.

Sot janë edhe dy ndeshje të Ligës së Parë të hendbollistëve: Vjosa – Istogu (15:00), Drita – Deçani (17:30).

Ngjarja paraprake

Shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në SHBA

Ngjarja e ardhëshme

(Video) Fillojnë zgjedhjet në BFI!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian