Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi italian mes Napolit dhe Interit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 25 të Serie A.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, Napoli shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Venezias, kurse Interi u mposht me rezultat të ngushtë të 2:1 nga Milani.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndanë vetëm një pikë në tabelë, ku Interi zë vendin e parë me 53 pikë, krahas Napolit që renditet në vendin e dytë me 52 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te Interi nuk do të paraqiten Bastoni, Correa, Gosens dhe Vecino, kurse te Napoli do të mungojnë Lozano dhe Tuanzebe.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Rui, Koulibaly, Rrahmani, Di Lorenzo; Lobotka, Ruiz; Insigne, Zielinski, Politano; Osimhen
Inter (3-5-2): Handanovic; De Vrij, Skriniar, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez