derbi luhet mes prishtines dhe drites 67ae1601ebfbb

Derbi luhet mes Prishtinës dhe Dritës

February 13, 2025
1 minut lexim

Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i përcaktimit të referëve që do t’i drejtojnë ndeshjet e xhiros së 20-të.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën, dy të dielën dhe një të martën.

Dueli kryesor i javës pa dyshim do të jetë ai mes Prishtinës dhe Dritës, i cili do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet të shtunën prej orës 17:00.

Ndërsa, ndeshjet tjera do të nisin prej orës 13:00.

Po të shtunën, Suhareka do ta kërkojë këndelljen nga humbja e thellë në Kupë prej Prishtinës, me një fitore eventuale ndaj Dukagjinit, i cili po ashtu u eliminua nga Kupa, por që ka shumë nevojë për pikë.

Të dielën na presin dy ndeshje të tjera.

Kampioni aktual, Ballkani do ta vizitojë Gjilanin, i cili po ashtu ka nevojë për pikë për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.

Edhe therandasit i kanë bërë llogaritë e tyre dhe s’guxojnë të gabojnë nëse duan ta ndjekin hapin me titullin pasi aktualisht e shohin veten shtatë pikë prapa lideres, Drita.

Llapi është në kërkim të pikëve pas njërës prej serive më të zeza në histori të tij.

Llapjanët do ta vizitojnë Feronikelin 74, për të cilin, një humbje eventuale do të thoshte edhe dorëzim për të mbetur në ligë.

E të martën tjetër, Malisheva do t’i bëjë konak Ferizajt.

Vendësit shihen si favoritë, por ferizajasit do të mundohen të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prokuroria publike ka urdheruar inspektime te jashtezakonshme ndaj ndotesve te ajrit ne shkup 67ae154952bed
Story i mëparshëm

Prokuroria Publike ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme ndaj ndotësve të ajrit në Shkup

apple do te bashkepunoje me alibaba per te ofruar sherbime ia ne kine 67ae16efcfee0
Story i radhës

Apple do të bashkëpunojë me Alibaba për të ofruar shërbime IA në Kinë

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
ShkoLartë