Derbi Istogu – Marigona Hill Prishtina

Nga dita e martë deri të premten do të zhvillohen duelet e xhiros së 16-të në Ligën e Parë në basketboll.

Dueli kryesor është ndërmjet Istogut dhe Marigona Hill Prishtinës, që do të transmetohet edhe në ArtMotion dhe Kujtesa. Istogasit kanë 13 fitore dhe dy humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore dhe gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante të enjten mbrëma.

Liderja RC Drita Cola që ka 14 fitore dhe një humbje do të sfidohet nga Prishtina e Re, që ka tri fitore dhe 12 humbje deri më tani.

AS Prishtina do të takohet me Lipjanin. Skuadra prishtinase ka 11 fitore dhe tri humbje, derisa lipjanasit një fitore dhe 14 humbje.

Feronikeli do të përballet me New Basket, kurse Vushtrria me Megasports.

Liga e Parë – Java 16

E martë

19:00 Feronikeli – NEW Basket

E mërkurë

17:30 Prishtina e RE – RC Cola Drita

E enjte

18:30 Istogu vs Marigona Hill Prishtina (ArtMotion/Kujtesa)

19:00 Vushtrria – Megasports

E premte

19:30 AS Prishtina – Lipjani.

Ngjarja paraprake

Shaqiri: Integrimi në BE mbetet prioriteti strategjik për zhvillimin, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit

Ngjarja e ardhëshme

Kina do t'i japë Pakistanit 500 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian