Skuadra e Shkupit importon një pikë të madhe nga Tetova, duke luajtur baras me liderin Shkëndijen, në kuadër të javës së 12-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Derbi i madh shqiptar u karakterizua me lojë shumë të mirë, me disa raste, por as Shkëndija dh as Shkupi, nuk arritën të shënojnë fitore.
Shkëndija e para kaloi në epërsi, me golin e Elezit në minutën e 45+2, por në pjesën e dytë mysafirët barazuan falë Ademit, që realizon në minutën e 52-të.
Struga Trim & Lum ngadhënjen në derbin shqiptar, me rezultat 1:0 ndaj Renovës nga Xhepçishti i Tetovës. Autor i golit është Cake në minutën e 33-të.
Shkëndija udhëheq renditjen me 26 pikë, ndërsa Shkupi bie në pozitën e tretë me 24 sosh, Struga përforcon vendin e katërt me 19 pikë dhe Renova është e parafundit (i 11-ti) me 8 sosh.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Shkëndija-Shkupi 1:1
Struga TL-Renova 1:0
Rabotniçki-Makedonija GP 1:3
A.Pandev-Pelisteri 3:2
Sileksi-Bellasica 0:1
Boreci-Vardari 0:2
Tabela
1. Shkendija 12 7 5 0 25:10 26
2. Makedonija GP 12 8 1 3 22:12 25
3. Shkupi 12 7 3 2 20:12 24
4. Struga Trim & Lum 12 5 4 3 13:9 19
5. Boreci 12 5 4 3 14:12 19
6. Vardari 12 4 4 4 16:20 16
7. Sileksi 12 4 2 6 21:17 14
8. Rabotniçki 12 2 7 3 13:14 13
9. Pelisteri 12 2 6 4 10:14 12
10. Akademija Pandev 12 3 1 8 8:16 10
11. Renova 12 1 5 6 13:20 8
12. Bellasica 12 2 2 8 8:27 8